back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPjeshkët shqiptare refuzohet në Kroaci për nivel të lartë nikeli/ Justifikohet AKU

Pjeshkët shqiptare refuzohet në Kroaci për nivel të lartë nikeli/ Justifikohet AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas njoftimit të marrë nga sistemi europian për sigurinë ushqimore, RASFF, lidhur me një ngarkesë pjeshkësh me origjinë shqiptare që u refuzua në kufi nga autoritetet kroate.

Sipas RASFF, Kroacia raportoi më 22 gusht 2025 se një ngarkesë prej 5.5 ton pjeshkë përmbante nivel nikel mbi normën e lejuar, duke bllokuar hyrjen e saj në treg. Autoritetet kroate kanë asgjësuar ngarkesën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, AKU kryeu inspektim në Operatorin e Biznesit Ushqimor (OBU) eksportues në Fier dhe konstatoi se produktet e pjeshkës ishin të gjitha për eksport dhe nuk ishin shpërndarë në tregun vendas. Struktura ka verifikuar gjurmueshmërinë e produktit dhe ka përditësuar sistemin RASFF mbi masat e marra.

Rasti është gjithashtu referuar Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) për masa të mëtejshme.

AKU thekson se të gjitha veprimet janë ndërmarrë sipas procedurave, dhe nuk ka pasur rrezik për konsumatorët vendas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat