KreuAktualitetKronikëVideo-Policia reagon ashpër pas dhunës/ "Përgjegjësit do të përballen me ligjin"

Video-Policia reagon ashpër pas dhunës/ “Përgjegjësit do të përballen me ligjin”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Policia e Shtetit ka reaguar pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke deklaruar se efektivët janë përballur me sulme që, sipas saj, rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Në një njoftim zyrtar, policia u bën thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar që sulmojnë punonjësit e policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.

Njëkohësisht, qytetarëve u kërkohet të shmangin zonat ku po zhvillohen akte dhune, për të mos u ekspozuar ndaj rrezikut.

Policia thekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj, por nënvizon se sulmet ndaj efektivëve dhe dëmtimi i pronës janë vepra të dënueshme. Sipas saj, çdo veprim që rrezikon jetën e punonjësve të policisë apo të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Uniformat blu bëjnë me dije se vijojnë të jenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa protesta në kryeqytet është shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat