back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiPriti 16 muaj për këtë moment/ Etrit Berisha “ringjallet” sërish në futbollin...

Priti 16 muaj për këtë moment/ Etrit Berisha “ringjallet” sërish në futbollin europian

Vuajtja për Etrit Berishën ka marrë fund. Pas 16 muajsh, ish-portieri i Kombëtares ka mbrojtur sërish portën e një klubi europian.

Berisha u aktivizua titullar nga Haken, që barazoi 1 me 1 përballë Hamarbit. Sfida ku debutoi gardiani shqiptar ishte e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit suedez.

Hera e fundit kur Berisha luante në një ndeshje për klube, ishte në dhjetorin e vitit 2023. Më pas dëmtimet dhe mungesa e një klubi bënë që t’i mungonte fusha e blertë.

Kontrata me Hamarbin është e vlefshme deri në fundin e këtij viti. 36-vjeçari ia ka dalë në fillim, që të fitojë vendin e titullarit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat