back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPrivatizoi 13 mijë metra katrorë tokë me letra false/ Mbetet në burg...

Privatizoi 13 mijë metra katrorë tokë me letra false/ Mbetet në burg ish-Kreu i Kadastrës në Durrës

Është lënë në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës, Ardian Kona, pasi dyshohet se ka privatizuar 13 mijë metra katrorë tokë me letra false. Kona u arrestua dy ditë më parë. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

Bled Zerba 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe Arta Demiraj, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat