back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProbleme në procesin e primareve të PD në Korçë/ Anëtarit i heqin...

Probleme në procesin e primareve të PD në Korçë/ Anëtarit i heqin emrin nga lista

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Votimi u hap në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Ndërkohë, në Qarkun e Korçës prej nisjes së procesit të primareve ka pasur problematika.

Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të Partisë Demokratike nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk kanë pasur emrat në listë.

Njëri nga anëtarët në Pogradec, pasi nuk u lejua të votonte tha se i është hequr emri nga lista dhe nuk ushtroi të drejtën e votës.

Situata të tilla janë persëritur në të gjitha degët ku po mbahen aktualisht votimet.

“Unë nuk votova nuk e kisha e emrin, unë jam që në ‘93 anëtarë i partisë, jam demokrat dhe i persekutuar i burgjeve.

Erdha para një jave të merrja testerin e ri dhe më thanë lejohet që të votohet, tani nuk e gjeta”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat