back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetProjekt-buxheti 2025/ Zbardhen 17 amendamentet e PD-së

Projekt-buxheti 2025/ Zbardhen 17 amendamentet e PD-së

Lista e amendamenteve të PD-së për projekt-buxhetin 2025

Gjatë konferencës për shtyp, kreu I PD-së, Sali Beerisha ka zbardhur edhe listën e amendamenteve për projekt-buxhetin 2025.

Janë 17 pika, që kryeson me minimumin jetik që shkon deri ne 200 euro dhe duke përfunduar me trefishimin e fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Lista e amendamenteve:

1. Minimumi jetik 200 euro (20mije leke).

2. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)

3. Tre-fishimi i fondeve për ish te përndjekurit (nga 1.2 miliardë leke ne 4.2 miliardë leke).

4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% çdo vit).

5. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit).

6. Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese).

7. Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te ne shëndetësi (përveç dializës).

8. Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike (përveç pagave te drejtuesve te larte).

9. Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogeve.

10. Kërkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliardë leke.

11. Rritja me 20% te pagave ne shëndetësi.

12. Rritja e transfertës se pakushtëzuar për bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliardë leke).

13. Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë leke (kompensim nga shfuqizimi i euros).

14. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtoret dhe agroindustrinë.

15. Rritja e fondeve te ilaçeve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkool, jo me pak se 15 mln euro shtese).

16. Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore te formës se prere).

17. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat