back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaProkurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq”/ Reagon SPAK: Informacion...

Prokurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq”/ Reagon SPAK: Informacion i pavërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka deklaruar se prokurori “Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!’

Berisha i referohej Julian Gjoshit, i cili dyshohet se sot ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan në Ndroq.

“Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Ols Dado!”, shkruante Berisha.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar SPAK, duke i përgënjeshtruar ato duke deklaruar se informacioni është i pavërtetë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.

SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.

SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”, thuhet në deklaratën e SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat