back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta/ Qiraxhi: Jemi vonë, një i ri sot nuk është pranë familjes

Protesta/ Qiraxhi: Jemi vonë, një i ri sot nuk është pranë familjes

Protesta e prindërve pas vrasjes se 14 vjeçarit, po vijon.

Ata tashmë janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku po mbajnë fjalime.

Migen Qiraxhi, një nga iniciatorët e protestës tha  se mbledhja e tyre sot është vonë.

“Për fat të keq ne që jemi sot këtu kemi ardhur shumë vonë, për të gjitha problemet që në një mënyrë apo në një tjetër ne i denim.Kemi ardhur por një i ri nuk është më dhe nuk është më pranë familjes së tij. Për këtë arsye sigurisht që qytetarët, prindërit, nxënësit që sot janë këtu, duhet të japin një mesazh të fortë e të menjëhershëm. Duhet të ndërgjegjësohemi e të edukojmë fëmijë të denjë. Siguria e fëmijëve tanë nuk pret. Ndaj vendi ynë ka institucione, shkolla duhet të edukojë fëmijët para se siç shohim shpesh të kthehen në vatra votash e punësimesh”, tha Qiraxhi nga Qendresa Qytetare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat