Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një moment tensioni është shënuar para Kryeministrisë, vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën në këtë zonë.
Sipas raportimeve, një prej protestuesve u akuzua nga të tjerët si “patronazhist”, pasi dyshohet se kërkoi dialog. Situata u përshkallëzua, ndërsa qytetari qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë, me duart që i mbulonin fytyrën, duke mos dashur të filmohej.
Më pas, protestuesit e larguan dhe e vendosën në shkallët e Kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë përmbys.
Në vijim, dy efektivë policie ndërhynë, e morën qytetarin dhe e shoqëruan drejt ambulancës.



