back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëPse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin...

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Nga Kreshnik Spahiu

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos votoj Albin Kurtin.

Madje thirrja e SHBA ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm pë BE, NATO dhe SHBA.

I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se:
“BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.
Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni
.” – thekson Richard Grenell.

Qëndrimi SHBA vjen 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Kujtojmë që qeveria Kurti 1 është rrëzuar 5 vjet më parë nga Donald Trump në mandatin e parë dhe SHBA janë të vendosura mos bashkpunojnë me politikanin më anti-amerikan në trevat shqiptare, siç e konsiderojnë ata.

Ndërkohë aktivistët e Vetevendosjes justifikohen se Kosova është sovrane dhe SHBA duhet zgjedh populli liderët e saj.

Tre pyetjet që shtrohen janë:
1- Kosova i çlirua vetë apo nga amerikanët?
2- Pse Kosova nuk e fitoi pavarësinë dot e vetme për 1000 vjet luftë por e fituan për 100 ditë kur bombardoi Amerika?
3- Nëse SHBA nuk do e njihte Kosovën si shtet, a do egzistonte sovraniteti i saj apo jo?

Sigurisht mosmirënjohësit e Vetëvendosjes janë gati ti shpallin luftë perëndimit, vetëm për kolltukun e Albinit.
Por ky është vetëm fillimi.

Çuditërisht sot Tirana heshti.
Heshtën partitë e reja dhe të vjetra
Heshtën liderët e ri dhe të vjetër.
Kjo tregon sa pak politik prodhon Tirana dhe sa pa integritet është klasa politike shqiptare.

Çuditërisht heshtën edhe Trumpistët e Tiranës.
Ata heshtën dhe nuk dihet me kë janë:
Me Trump apo me Albinin?
Në fakt ata heshtën sepse kanë frikë sepse po ju vjen rradha.
Ata e dinë që nuk është e largët dita kur Trump të bëjë thirrje se kush duhet të votohet në Shqipëri.

Atë ditë Trumpistët e Tiranës do duken në sytë e shqiptarve si super Trapa.
Ëndrra e tyre se do përdorin Trump për të ardhur në pushtet do kthehet në bumerang ditën që Musk dhe Grenell do bëjnë thirrje: Mos votoni Non-Gratat e SHBA.
Atë ditë trumpistët e Shqipërisë do thonë: “Trump sapo u korruptua”
Duroni pak: “Është rradha e tyre”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat