back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiPSG prezanton Kvaratskhelia-n/ Napoli futet në “xhep” 75 milionë euro

PSG prezanton Kvaratskhelia-n/ Napoli futet në “xhep” 75 milionë euro

Kvicha Kvaratskhelia është zyrtarisht futbollist i PSG. Pas lamtumirës me Napolin, skuadër ku mori famë dhe fitoi titullin në Serie A, gjeorgjiani u prezantua në Paris me anë të një video mesazhi:

“PSG është i lumtur të njoftoi arritën e marrëveshjes me Kvicha Kvaratskhelia. 23-vjeçari do të mbajë të veshur fanellën me numrin 7, bëhet lojtari i parë gjeorgjian që vesh fanellën e klubit”, lexohet ndër të tjera në postimin e PSG.

Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, Kvara firmosi një kontratë deri në 2029. Sheikut Al Khelaifi i kushtoi 70 milionë euro kartoni i Kvara-s, plus 5 të tjera në formë bonusesh. Më në fund, Luis Enrique do të ketë në dispozicion lojtarin që e kërkoi që në verë, por Conte dhe De Laurentiis u bënë fillimisht pengesë për t’u dorëzuar tani, në janar:

“Është një ëndërr të jem këtu. Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për PSG. Jam shumë krenar që do të bashkohem me këtë grup, me këtë klub të madh”, ishin fjalët e para të sulmuesin gjeorgjian me fanellën e PSG.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat