back to top
12 C
Tirana
E premte, 28 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetQeveria punësoi 3900 persona në administratën publike në fund të vitit 2024

Qeveria punësoi 3900 persona në administratën publike në fund të vitit 2024

Numri i të punësuarve në administratën publike ka kaluar 184 mijë persona në fund të vitit 2024. Shifrat e raportuara nga INSTAT flasin për një rritje me afro 3900 punësime, rreth 6 muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që numri i tyre mund të ketë pësuar ndryshim edhe në muajt e parë të 2025, pak para se qeveria të vendoste në zbatim të Kodit Zgjedhor pezullimin e të gjitha rekrutimeve.

Fryrja e administratës në prag të zgjedhjeve është një fenomen i përsëritur, pasi edhe gjatë viteve të kaluara është vënë re një shtim i pazakontë. Për shembull, në vitin 2021, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona, ose me 4% brenda një viti.

Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike, Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedurë rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës 3 mars.

Të dhënat e hershme tregojnë se në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushteti lokal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat