Kabineti i ri qeveritar i kryeministrit Edi Rama, “Rama 4”, ka bërë betimin zyrtar në Presidencë para Presidentit Bajram Begaj, duke marrë detyrën për katër vitet e ardhshme. Ceremonia zgjati vetëm disa minuta.
Përbërja e kabinetit përfshin:
-
Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
-
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
-
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
-
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
-
Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
-
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
-
Ministër i Punëve të Brendshme – Albana Koçiu
-
Ministër i Financave – Petrit Malaj
-
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
-
Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
-
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala
-
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
-
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
-
Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka
-
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
-
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
-
Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella
Një ditë më parë, qeveria e re mori votëbesimin në Kuvend me 82 vota, duke konfirmuar zyrtarisht fillimin e mandatit të katërt të kabinetit Rama.
Ky kabinet përfshin edhe Ministrinë e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike, e cila është një strukturë e re e prezantuar si pjesë e modernizimit të administratës dhe menaxhimit të prokurimeve.