back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuHapësira për studentëtRama: E çliruam UBT-në nga tregtarët e brendshmeve dhe qoftet

Rama: E çliruam UBT-në nga tregtarët e brendshmeve dhe qoftet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku theksoi vizionin për transformimin e këtij institucioni në një qendër ekselence për arsimin dhe kërkimin shkencor në fushën bujqësore.

Rama deklaroi se objektivi është që UBT të shndërrohet, deri në vitin 2030, në antenën rajonale të universitetit të njohur austriak BOKU (Universiteti për Burime Natyrore dhe Shkencat e Jetës – Vjenë), duke sjellë standarde të reja në arsimin e lartë shqiptar.

Nga lavdia në degradim dhe kthesa e re
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri një përmbledhje të historisë së këtij universiteti, duke e ndarë në dy periudha të qarta: atë të ekselencës gjatë regjimit komunist, dhe më pas një fazë të rrënimit pas viteve ’90.

“UBT, për hir të së vërtetës, ka kaluar dy faza në histori. Dikur ishte një qendër e ekselencës reale, në kohën para përmbysjes së regjimit. Pedagogët ishin akademikë dhe dijetarë të pamohueshëm. Faza e dytë ishte ajo e rrënimit, braktisjes dhe degjenerimit publik”, tha Rama.

Reforma dhe pastrimi nga “Pazari”
Rama foli me tone kritike për gjendjen ku, sipas tij, kishte përfunduar universiteti: territor i uzurpuar, tregje të paligjshme dhe mungesë e theksuar e dinjitetit akademik. Ai përmendi një proces të “çlirimit” të hapësirave universitare dhe rivendosjes së misionit të UBT-së.

“Bëmë çlirimin e universitetit nga pushtues që kishin marrë territoret për historitë e tyre, që nga qoftet te shitja e të brendshmeve. Ishte dramatike të hyje në një universitet ku për të shkuar në auditor duhej të kalonte në një pazar”, u shpreh kryeministri.

Rama gjithashtu kritikoi qasjen që, sipas tij, u mbajt ndaj bujqësisë pas viteve ’90:

“Kush mendoi se iku koha e autokombajnave dhe erdhi koha e mercedesëve të vjedhur, të gjithë i kthyen kurrizin UBT-së.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat