back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama ironizon Alizotin: Më kapi frika se po më ha të gjallë

Rama ironizon Alizotin: Më kapi frika se po më ha të gjallë

Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama ironizoi drejtuesin politik të PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, për deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët.

Kryeministri ironizoi gjithashtu dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.

“Sot paradite shkova në Librazhd. Patra frikë kur po i afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lumë njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludovikun. Ka një fjalë populli shqiptar Tomorr, tahmja e madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja e madhe do të lë pa zë.

A mër Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar me u ngatërru mër Tomor. Më del para syve Tomori e mendoj me datë 12, ndërkohë që Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën.

Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavarotin. Këtu sollën Tomorr Alizoti.

A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi nolt, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat