Kryeministri Edi Rama tha, gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Luksemburg tha se Shqipëria mbetet e palëkundur në synimin për të mbyllur të gjithë grup-kapitujt e anëtarësimit deri në vitin 2027. Në fjalën e tij, Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta çuar përpara procesin integrues, duke e quajtur atë një “zgjedhje ekzistenciale jete” për vendin.
“Ju falënderojmë për mundësinë që i jepni Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Nën udhëheqjen e disiplinuar të Martës, presim me padurim që brenda vitit 2027 të gjithë grup-kapitujt të jenë mbyllur,” u shpreh Rama.
Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Polonisë, e cila mban aktualisht Presidencën e Këshillit të BE-së, duke përmendur veçanërisht angazhimin e znj. Marta Kos për përkushtimin e saj në këtë proces.
“Faleminderit znj. Marta Kos që na besove, na dhe besim dhe na ke shtyrë pa hezitim – sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara,” tha Rama.
Deklarata e tij vjen në një moment kyç për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pas hapjes së grup-kapitujve për integrimin ekonomik, duke e vendosur vendin në një kurs të qartë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane.
“Ju falënderojmë për mundësinë që i jepni Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Nën udhëheqjen e disiplinuar të Martës, po presim me padurim që të sigurohemi që brenda 2027 të gjithë grup-kapitujt të jenë mbyllur. Shqipëria është e vendosur që të mbyllim kapitujt brenda 2027. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është më tepër sesa anëtarësim, është zgjedhje ekzistenciale jete. Keni qenë tepër të dedikuar ndaj kësaj pjese, të gjithë punës të presidencës polake. Faleminderit znj Marta Kos që na besove, na dhe besim dhe na ke shtyrë pa hezitim, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara”, tha Rama.