back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Procesi i Speciales është farsë dhe zhgënjim

Rama: Procesi i Speciales është farsë dhe zhgënjim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij do t’i bashkohej menjëherë një rezolute të Parlamentit të Kosovës kundër Gjykatës Speciale, nëse një iniciativë e tillë do të merrte formë në Prishtinë.

Në një intervistë për Klan Kosova, Rama u shpreh se aktualisht në Kosovë mungon vullneti për një qëndrim të përbashkët politik ndaj Gjykatës.
“Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse, sepse ka shumë farsë në këtë mes”, tha ai.

Duke folur për ish-presidentin Hashim Thaçi, Rama tha se nuk komunikojnë shpesh, por shtoi se e ndien afërsinë me të dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë.
“Hashimi dhe të tjerët dhe Parlamenti i Kosovës bënë një akt mirëbesimi. Nuk dëgjohemi shpesh [me Thaçin], por kam përshtypjen që ndjehemi gjatë gjithë kohës pa ndërprerje,” u shpreh kryeministri shqiptar.

Rama vlerësoi se procesi në Hagë është i trishtueshëm dhe zhgënjyes, duke shtuar se do të lërë gjurmë edhe te vendet që e kanë sponsorizuar Gjykatën Speciale. Sipas tij, në një moment të caktuar, këto vende do të detyrohen ta reformojnë sistemin.

“Fatkeqësisht, në momentin që flasim, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç se të ndjekim procesin, duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit dhe nuk do të jetë deri në fund një tunel pa dritë si ky që ka qenë deri tani,” u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat