back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama shpërndan fajin për Thethin: Jo vetëm shteti, por edhe individë me...

Rama shpërndan fajin për Thethin: Jo vetëm shteti, por edhe individë me interesa

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtues të bashkive, ka reaguar për situatën në Theth, ku së fundmi janë zbuluar dhe goditur një numër ndërtimesh pa leje në një nga zonat më të mbrojtura të vendit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal me tone të forta ndaj atyre që, sipas tij, përpiqen të relativizojnë përgjegjësitë dhe të fajësojnë vetëm institucionet shtetërore.

“Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen t’ia lënë fajin vetëm strukturave të shtetit”, tha ai.

Sipas kryeministrit, nuk bëhet fjalë për ndërtues që janë “të shkretë” apo banorë të zonës që kanë ndërtuar për të futur kokën, por për individë që kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për qëllime fitimi.

“Në rastin më flagrant, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur ndonjëherë në zonë për të pretenduar diçka. Policia po heton se kush fshihet pas pushtimit kriminal të qendrës së Thethit.”

Rama tha se deri më tani janë goditur 40 subjekte me ndërtime pa leje, shumë prej të cilave kishin më shumë se një objekt. Ai vuri në dukje se janë depozituar denoncime të shumta nga policia në prokurori, por sipas tij, organi i akuzës nuk ka ndërmarrë ende veprime konkrete.

“Pritet edhe vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për prokuroren zonjën Gjeli, e cila nuk ka nisur hetimet për çështjen,” shtoi kreu i qeverisë.

Megjithëse pranoi se strukturat shtetërore kanë përgjegjësi për këtë situatë, Rama ishte i qartë në qëndrimin e tij se nuk mund të ketë një “amnisti morale” për ata që kanë shkelur ligjin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat