back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRaporti i DASH: McGonigal fshehu udhëtimet në Shqipëri dhe kompromentoi FBI-në

Raporti i DASH: McGonigal fshehu udhëtimet në Shqipëri dhe kompromentoi FBI-në

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport ku thekson se veprimet e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, kanë njollosur vlerat themelore të institucionit, si integriteti, përgjegjshmëria dhe lidershipi.

“Përmes skemës së tij, McGonigal ka dëmtuar me qëllim një çështje penale të rëndësishme, ka shkelur besimin publik dhe ka kompromentuar integritetin e FBI-së”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Një nga pikat më të forta të evidentuara është fakti se McGonigal nuk raportoi për vizitat e tij në Shqipëri, duke i fshehur udhëtimet dhe kontaktet që zhvilloi.

Sipas dokumentit, ish-agjenti raportoi një udhëtim “jozyrtar” në Shqipëri në shtator 2017, por nuk deklaroi shoqëruesin, mënyrën e financimit të akomodimit, apo vizitat në Kosovë. Po ashtu, ai nuk raportoi se ishte takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe një politikan kosovar.

Në nëntor të po atij viti, McGonigal deklaroi një udhëtim zyrtar në Vjenë, por sërish nuk zbuloi se kishte udhëtuar në Shqipëri dhe se kishte pasur kontakte me Dorian Duçkën dhe Kryeministrin Rama.

Charles McGonigal u dënua në shkurt të vitit 2024 me 28 muaj burg nga Gjykata Federale në Uashington, për marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe për mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të lartë të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat