back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaResort luksoz dhe vila milionëshe/ SPAK shpall në kërkim presidentin e “Erzenit”,...

Resort luksoz dhe vila milionëshe/ SPAK shpall në kërkim presidentin e “Erzenit”, Julian Balla

Në kuadër të operacionit të madh kundër trafikut të 17 tonëve kokainë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur në kërkim Julian Ballën, një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar.

Julian Balla është pronar i resortit të njohur “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, dhe një vile dykatëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro, të cilat janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorisë. Hetimet ndaj tij lidhen me dyshimet për pastrim parash dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Balla është gjithashtu president i klubit të futbollit “Erzeni” dhe njihet për investimet e mëdha në sport dhe biznes. Resorti “Ajman Park” është ndër më luksozët në zonën e Shijakut, duke përfshirë mijëra metra katrorë sipërfaqe dhe vlera prej miliarda lekësh.

Në këtë operacion, SPAK ka lëshuar gjithsej 16 masa sigurie, duke përfshirë figura të njohura të trafikut të drogës si vëllezërit Çela dhe Franc Çopja, të cilët dyshohen për përfshirje në trafik dhe pastrim parash përmes investimeve të mëdha në Shqipëri.

Hetimet vijojnë me qëllim goditjen e këtij rrjeti kriminal që kishte lidhje direkte me vendet e Amerikës Latine dhe tregjet e Bashkimit Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat