back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaResorti lukzos i çiftit/ Prokurorja që iku nga vetingu dhe burri që...

Resorti lukzos i çiftit/ Prokurorja që iku nga vetingu dhe burri që përfundoi në pranga

Etleva Skonja

Një dorëheqje në vitin 2020 dhe një arrestim në vitin 2025 duket se janë dy anë të së njëjtës histori. Në qendër të saj ndodhet një pasuri e përbashkët e familjes Halili, një truall në zonën e Ishmit, mbi të cilin sot qëndron një resort luksoz i ndërtuar pa leje.

Pesë vite më vonë, dalin në dritë detaje të reja dhe kur ish-kreu i IKMT përfundon në pranga, historia merr një tjetër kuptim.
Pasi trualli i përbashkët i bashkëshortëve Rabiana dhe Ardian Halili, një pasuri e deklaruar zyrtarisht nga ish prokurorja është shfrytëzuar për ndërtimin pa lejë të një resorti.

Ndërtimi pa leje filloi që nga viti 2018, pikërisht kur Halili ishte kryeinspektor i IMT-së, i përgjegjshëm për të ndaluar këto vepra të paligjshme.

Çështja bëhet edhe më e ndërlikuar kur del se gruaja e tij, Rabiana Halili, ka qenë prokurore dhe u dorëhoq nga detyra pa e kaluar procesin e vetting-ut, duke lënë dyshime për mbrojtje të privilegjuara ose ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar nga kontrolli i pasurisë.

Prokurorja dha dorëheqjen, bashkëshorti ndërtonte pa leje

Rabiana Halili, ish-prokurore në Durrës, gjatë procesit të vetingut në vitin 2020 dha dorëheqjen, duke u përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në vendimin nr. 201, datë 30.09.2020, KPK shkruan:

“Komisioni ndërpret procesin e rivlerësimit për subjektin Rabiana Halili për shkak të dorëheqjes. Në zbatim të nenit 62 të ligjit nr. 84/2016, ajo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.”

Dokumentet tregojnë se ajo ka qenë bashkëpronare në disa pasuri të paluajtshme, përfshirë edhe truallin në Ishëm, i cili më vonë do të shndërrohej në resort.

Ardian Halili, ish-kryeinspektor i IKMT Durrës (2017–2021). U arrestua më 27 gusht 2025 për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi mbi pronën familjare ndërtoi resortin “Saint Michelle Residence”, një kompleks me vila, pishinë dhe fusha sportive.

Deklarimi i pasurisë

Në formularët pranë ILDKPI, ish-prokurorja kishte shënuar:

Objekti: “Sipërfaqe trualli” në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Durrës.

Bashkëpronësia: 50% me bashkëshortin Ardian Halili.

Burimi i të ardhurave: Të ardhurat familjare.

Ky truall, i vendosur në një nga zonat më të kërkuara turistike, do të shndërrohej më vonë në bazën e resortit të paligjshëm.

Ndërtimi pa leje

Resorti “Saint Michelle Residence”

Sipërfaqja totale: 5,600 m²

11 njësi tip garsoniere, një godinë dykatëshe, pishinë olimpike dhe një fushë mini-futbolli.

Asnjë prej këtyre objekteve nuk kishte leje ndërtimi. Për më tepër, resorti u ngrit në periudhën kur Ardian Halili drejtonte IKMT-në, institucionin që duhej të parandalonte ndërtimet pa leje.

Arrestimi i Ardian Halilit

Më 27 gusht 2025, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e tij, duke e akuzuar për:

Ndërtim pa leje me qëllim përfitimi (neni 199/a i Kodit Penal)

Shpërdorim detyre (neni 248)

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike (neni 259)

Në njoftimin zyrtar, policia tha:

“Subjekti A.H. ka shfrytëzuar pozitën e tij si ish-drejtues i IKMT Durrës për të anashkaluar kontrollet dhe për të përfituar përmes ndërtimit të një resorti të paligjshëm, në një pronë të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten e tij.”

Metamorfoza e një ish-avokati/ Nga zyrat e gjykatës në resort të paligjshëm

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat