back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRezidenca luksoze pranë detit/ Ish drejtuesi i IKMT, në pranga për ndërtim...

Rezidenca luksoze pranë detit/ Ish drejtuesi i IKMT, në pranga për ndërtim të paligjshëm

Policia e Durrësit ka arrestuar Ardian Halilin, 55 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për ndërtim pa leje të disa objekteve pushimore në fshatin Shetaj, Ishëm.

Sipas policisë, veprat ndërtimore dyshohet se janë kryer në vitin 2017, kur Halili mbante detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës. Paligjshmëria u zbulua këtë gusht të 2025-ës.

Objektet në fjalë ndodhen pranë Kepit të Rodonit dhe përfshijnë vila pushimi, pishinë dhe zona parkimi në rezidencën e quajtur Saint Michelle Residence, një territor i madh i rrethuar nga gjelbërimi dhe me pamje nga deti. Sipas mediave, ish-kryeinspektori shfaqet edhe në imazhet e resortit në rrjetet sociale duke reklamuar aktivitetet e restorantit të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A.H., pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje disa objekte pushimi në Shetaj, Ishëm, kur ishte kryeinspektor i IMT Durrës në vitin 2017,” njofton policia.

Hetuesit pritet të analizojnë dokumentacionin e plotë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për të përcaktuar nëse të gjithë objektet e rezidencës janë pa leje dhe saktësisht sa shtëpi pushimi janë të përfshira.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat