back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitetRezoluta e PPE-së për zgjedhjet në Shqipëri/ Reagon Edi Rama

Rezoluta e PPE-së për zgjedhjet në Shqipëri/ Reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezolutën e Partive Popullore Europiane për Shqipërinë gjatë kongresit të mbajtur në Valencia.

Kjo rezolutë ngrinte alarmin për integritetin e procesit zgjedhor dhe gjendjen e demokracisë në vend, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në rrjetin social X, kreu i Partisë Socialiste e konsideroi këtë rezolutë si “alibinë e humbjes”.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve.

Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama në rrjetin social.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat