back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRezoluta e tretë/ Berisha: Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë atë të një...

Rezoluta e tretë/ Berisha: Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë atë të një diktature

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar rezolutën e IDU-së.

Sistemi i drejtësisë është shndërruar në një armë që i shërben regjimit, thotë rezoluta- për të shtypur opozitën dhe fshehur krimin elektoral.

Berisha ka ripërsëritur se rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri. Tre rezoluta i bëjnë autopsinë regjimit të Ramës, para të gjithë botës

Deklarata e plotë:

Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë, organizata e cila defakto drejtohet, grupon me dhjetëra parti, mbi 80-ca parti, dhe drejtohet nga Partia Republikane e SHBA-së, ka miratuar me unanimitet dje një rezolutë, në të cilën gjendjen në Shqipëri e përshkruan atë të një diktature, të krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë, në të cilën të gjitha pushtet janë të përqendruara në një dorë, zgjedhjet janë të shndërruara në një fasadë, opozita, drejtuesit, deputetët, eksponentët e saj, persekutohen për motive politike, njëlloj si në Tunizi dhe Bjellorusi.

Sistemi i drejtësisë është shndërruar në një armë që i shërben regjimit, thotë rezoluta- për të shtypur opozitën dhe fshehur krimin elektoral. Shteti dhe krimi, janë një sipërmarrje e përbashkët.

Zbulimet e medieve belge, në të cilat ju rikujtoj se televizioni kombëtar, citoi nga dosja gjyqësore, direkt emrin e Edi Ramës, si të lidhur me të pandehurit që gjykoheshin nga gjykatat belge. Shqipëria një epiqendër e larjes së parave të krimit.

Pra përshkruajnë me të gjitha ngjyrat e zeza, në interesin më të mirë të çdo shqiptari, të vërtetat më të hidhura të regjimit të Edi Ramës, të fshehura ditë e natë, nga propaganda e tij e brendshme, por te fshehura edhe nga korrupsioni transnacional ndërkombëtar.

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë IDU, pasi dënon të gjitha këto akte, këto shfaqje, dënon burgosjen, proceset politike, ndaj liderëve dhe eksponentëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediu, Ervin Salianjit, Fredi Belerit, kërkon që drejtësia të jetë e pavarur, se një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga PS-ja, është një drejtësi e papranueshme në standardet ndërkombëtare.

Përveç këtyre, ky Union kërkon që në Shqipëri të krijohet një qeveri kujdestare, për një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndërshëm.

Të dashur miq!

Në një hark kohor të shkurtër, më pak se 1 muaj, komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme PD-së dhe opozitës.

Diplomacia e PD-së dhe opozitës shqiptare është dëshmuar, si diplomacia më e suksesshme në historinë e opozitarizmit në Shqipëri.

Kurrë ndonjëherë nuk kanë ndjekur njëra pas tjetrës, tre rezoluta të cilat bëjnë autopsinë e regjimit të Edi Ramës, para të gjithë botës.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë, ndaj miqve tanë, për reagimin e tyre të fuqishëm, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës.

Të përgëzoj përfaqësuesit tanë, që në këto forume, me dinjitet, kompetencë, paraqitën situatën dramatike në Shqipëri. Të përgëzoj të gjithë diplomacinë në komunikim të PD-së, e cila përgatiti për muaj me kujdes dhe durim, këtë informacion dhe realizoi me sukses të plotë votimin si kurrë më parë të tre rezolutave njëra pas tjetrës që dënojnë regjimin e Tiranës dhe mbështesin opozitën në Shqipëri, mbështesin shqiptarët në betejën e tyre kundër narkoshtetit.

Kjo ishte çështja e parë që unë doja ta ekspozoj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat