back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRezoluta për gjenocidin serb ndez Kuvendin/ Balla i kujton Gërdecin Mediut

Rezoluta për gjenocidin serb ndez Kuvendin/ Balla i kujton Gërdecin Mediut

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi u përfshi nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pati një përplasje të drejtpërdrejtë me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke i theksuar se nuk ka nevojë të marrë leje prej tij për të folur për Kosovën.

“Ne nuk mund të jemi në një anë me udhëheqësit e UÇK-së dhe në tjetrën me Vuçiçin. Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë dy kundërshtarë: Vuçiçin dhe Putinin.
Sa i përket pyetjes se ku do të jem unë – jo si deputet, por si qytetar – do të jem kudo ku flitet për lirinë e liderëve të Kosovës. Nuk të pyes ty, Taulant Balla. Do të jem ku është Kosova. Nuk të marr leje dhe s’pres të më ftosh. As se ke ditur dhe as nuk e di ku është Kosova,” deklaroi Mediu.

Në përgjigje, Balla iu rikthye akuzave të vjetra politike, duke e lidhur Mediun me tragjedinë e Gërdecit.

“Meqë bëre një kronologji të veprimeve që, sipas teje, kanë dëmtuar Kosovën, të kujtoj se vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, hodhët në erë Gërdecin – të dy,” tha Balla.

Debati vjen në një moment kur mazhoranca ka propozuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa opozita ka kërkuar që dokumenti të mos përdoret për përplasje politike, por të mbajë një qëndrim të unifikuar në mbështetje të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat