back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRisi në e-Albania/ Rama prezanton Diellën, asistenten e re virtuale të platformës

Risi në e-Albania/ Rama prezanton Diellën, asistenten e re virtuale të platformës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndihmësen e re virtuale të platformës e-Albania, një asistente digjitale me emrin Diella, e përshkruar si një grua zadrimore.

Në një video të publikuar në Facebook, janë prezantuar risitë më të fundit të e-Albania, ku Diella do të ndihmojë qytetarët në përdorimin e platformës.

“MIRËMËNGJES dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t. Për disa muaj, ajo do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania, por edhe të kryejë shërbime për ju me një lutje të vetme. Ju uroj një të diel sa më të qetë,” shkruan Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat