back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Rritja e çmimeve, qytetarët drejt protestës"/ Nga 5 shkurti bojkotim të supermarketeve

“Rritja e çmimeve, qytetarët drejt protestës”/ Nga 5 shkurti bojkotim të supermarketeve

Në vendet e rajonit, së fundmi qytetarët kanë protestuar për rritjen e çmimeve, duke bojkotuar supermarketet.

Një nismë e tillë më në fund po ndërmerret edhe në Shqipëri. Të paktën po bëhet thirrje që qytetarët të solidarizohen për bojkotim të supermarketeve.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një poster në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e supermarketeve, në formë proteste për rritjen e çmimeve.

Protesta është paralajmëruar nga data 5 shkurt deri më 10 shkurt.

Në poster shkruhet protesto përmes bojkotit për uljen e çmimeve.

Gjithashtu në të njëjtin poster është pubikuar edhe një listë me datat përkatëse për çdo market që do bojkotohet si dhe është lënë  një hapësirë për të shtuar bizneset e tjera që duhen bojkotuar.

Datat e bojkotit:

5 shkurt Big Market

6 shkurt Conad

7 shkurt Albmarket

8 shkurt Xhangolli

9 shkurt Eco Market

10 shkurt SPAR

Kjo nismë fillimisht u ndërmor në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin.

Në shënjestër të bojkotimit janë disa zinxhirë të mëdhenj tregtarë, për shkak të dyshimeve se çmimet e tyre nuk përputhen me ato në vendet e tjera të BE-së.

Thirrje për bojkotime të ngjashme, janë bërë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përgjigje pozitive ato morën në Serbi, Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloven. Në Slloveni gjithashtu u zhvillua bojkotimi i blerjeve në disa qendra tregtare dhe supermarkete.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat