back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRritje të ardhurash, ulje drastike pasurie/ Ku i zhduku paratë kandidatja për...

Rritje të ardhurash, ulje drastike pasurie/ Ku i zhduku paratë kandidatja për Avokatin e Popullit?

Etleva Skonja

Më 3 nëntor mbyllet gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli.

Genta Tafa Bungo, e cila ka shërbyer si Kryetare e “Vettingut” në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, synon postin e Avokates së Popullit.

Jo shumë kohë më larg, e njëjta ka synuar edhe një vend në Gjykatën Kushtetuese, por u raportua se janë gjetur probleme në kriterin e pasurinë, pasi nuk e justifikonte me burime të ligjshme..

Genta Tafa Bungo ka firmosur me dhjetra shkarkime gjyqtarësh e prokurorësh për pasurinë, por në të njëjtin kriter duket se ngec edhe ajo.

Kujtojmë se kur janë zgjedhur nga Kuvendi anëtarët e komisioneve të Vettingut, nuk kanë kaluar filtyra si gjyqtarët dhe prokurorët, pra janë zgjedhur njerëz që ishin të preferuar nga politika.

Genta Tafa (Bungo)

Në periudhën 1993-1996, Genta Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shkurti 1996 deri në shtator 2003 ka punuar si pedagoge e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ndërsa në periudhën shtator 2003- dhjetor 2006 ka punuar në MPVD, në fillim si përgjegjëse e sektorit juridik e më pas si Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 2008 deri në 2012 është angazhuar si pedagoge e brendshme pranë një Universiteti privat dhe që nga nga viti 2012 ka ushtruar aktivitetin e saj në fushën e përmbarimit gjyqësor privat.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave te marrë pranë ILDKPKI-së, Tafa (Bungo) , rezulton pronare e dy apartamente, njërin e ka dhuratë nga nga babai, në Kavajë. Nuk deklaron pasuri të patundshme, të ardhurat përveçse nga KPK -ja i ka edhe nga mësimdhënia dhe paga e bashkëshortit.

Deklaratat e pasurisë së Genta Tafa Bungos, për vitet 2017 deri 2024, tregojnë luhatje të ndjeshme të likuiditeteve dhe instrumenteve financiare. Ndërsa të ardhurat vjetore janë rritur, pasuria neto në lekë ka pësuar ulje të dukshme, kryesisht për shkak të mbylljes së bonove të thesarit dhe pakësimeve të llogarive bankare

Të ardhurat vjetore janë rritur gradualisht, duke arritur 9,189,401 ALL në vitin 2024.

Flamujt e kuq përfshijnë mbylljen e bonove të thesarit pa shpjegim të qartë, uljen drastike të cash-it dhe llogarive bankare, si dhe shpenzime të mëdha për edukimin të fëmijëve jashtë vendit.

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2017

Baza e kursimeve solide, burimet e pasurisë të dokumentuara. Nuk ka sinjale të dyshimta.

Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Apartament 118 m² 61,360 100 Paga / kursime
Apartament 84 m² Kavajë 100,000 100 Marrë familjarisht
Makina Toyota Rav4 192,000 100 Blerë 2012
Depozitë bankare Banka X 10,000,000 100 Kursime
Llogari page / gjyqësore 1,350,000 100 Të ardhura
Llogari bashkëshorti 1,060 100 Të ardhura
Të ardhura Mësimdhënie, dividente, paga 3,290,000 42.5 100 Paga / shpërblime

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2018

Rritje e rezervave lek për shkak të interesit dhe lëvizjeve të llogarive.

Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Llogari rrjedhëse Banka 1,640,843.59 2.50 100 Gjendje fund viti
Depozitë bankare Banka 10,000,000 100 Maturim depozite + interes 458,700
Cash Banesë 350,000 100 Gjendje cash
Llogari fëmijë Gjimnaz 45,000 100 Bursë
Llogari fëmijë 9-vjeçare 21,000 100 Bursë
Shitje automjeti Toyota Rav4 856,000 100 Pagesa llogari bankare
Të ardhura Paga dhe shpërblime 3,741,800 100 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Të ardhura bashkëshort 802,267 100 Drejtoria Rajonale e Transportit
Ndihma nga familjarët Cash + USD + EUR 954,500 820 600 100 Familjarë / miq

 

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2019

Ulje të pasurisë lek për shkak të shpenzimeve për shkollim dhe konvikt jashtë vendit. Llogaritë në euro shpjegojnë pjesërisht rrjedhën.

Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Llogari rrjedhëse Banka X 1,074,914.07 1.07 100 Gjendje fund viti
Depozitë bankare 1-vjeçare Banka deklaruar 8,000,000 100 Interes 170,000
Llogari fëmijë 9-vjeçare 54,000 100 Shtesë gjatë vitit
Llogari e përbashkët Alvi (Gjermani) 10,500 50 Tërheqje nga llogaria e nënës
Cash në banesë 269,732 100 Gjendje cash
Të ardhura Paga dhe shpërblime 3,864,912 100 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Të ardhura fëmijë Bursë 27,000 100 Gjimnaz dhe shkolla

 

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2020

Stabilizim i pasurisë, vlera mbetet brenda mundësive të të ardhurave të deklaruara.

Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Llogari page Banka X 912,351.66 2.50 -\ 100 Gjendje fund viti
Depozitë 1-vjeçare Banka deklaruar 8,000,000 100 Interes cash 109,000
Llogari fëmijë Banka Tafa 84,000 100 Shtuar 15,000
Cash në banesë 700,000 100 Shtuar / shpenzuar
Të ardhura Paga dhe shpërblime 3,513,815 100 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2021

Strategji kursimi/investimi.

Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Apartament 84 m² 100,000 100 Të ardhura paga
Apartament 118 m² 61,360 100 Të ardhura paga
Cash Banesë 700,000 100 Të ardhura paga
Llogari bankare Rrjedhëse 330,722 1,362.50 100 Të ardhura / tjetër
Bono thesari 8,000,000 100 Investim
Të ardhura vjetore 3,736,521 1,360 100 Paga, interesa, bono

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2023

Pakësime të mëdha në llogari dhe bono

Viti 2023            
Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Cash Banesë -500,000 100 Pakësim
Llogari bankare -1,061,026.77 100 Pakësim
Bono thesari -1,000,000 100 Pakësim
Të ardhura Paga 4,921,010 100 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Investime Interesa + bono 205,600.75 100 Bankë / bono

Deklarimi i Pasurisë – Viti 2024

Rënie drastike e pasurisë për shkak të mbylljes së bonove të thesarit

Viti 2024
Lloji i pasurisë Përshkrimi Shuma (ALL) Shuma (EUR) Shuma (USD) Pjesa zotërimit (%) Burimi
Apartament 118 m² 61,360 100 Të ardhura paga
Apartament 84 m² 100,000 100 Të ardhura familjare
Cash Banesë 300,000 100 Të ardhura paga
Llogari bankare Rrjedhëse personale 5,342,808.86 100 Të ardhura paga
Llogari bankare Llogari tjetër personale 1,340,513.24 100 Të ardhura paga
Bono thesari Maturuar dhe mbyllur -5,959,160 100 Kursime të mëparshme
Të ardhura Paga 9,189,401 100 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat