Qindra qytetarë i janë bashkuar protestës për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani.
Rruga nga shkolla Fan Noli e deri tek Ministria e Arsimit është ngjyer me të kuqe duke silmoblizuar kështu gjakune derdhur të të miturit.
Prindër dhe fëmijë kanë lyer duart me bojë të kuqe dhe kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e Martinit.
“Për çfarë është policia nëse nuk është për të na mbrojtur?! Nuk mjafton të vijmë të qajmë këtu. Engjëlli juaj, Martini që ju mungon duhet të frymëzojë gjithë shoqërinë shqiptare. Nuk mjafton të vijmë të qajmë. Duhet të ketë masa”, u shpreh një prind.
