Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orëve dëshmi.
Ai la të kuptohej se është pyetur në lidhje me hetimin për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme.
“Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar.
Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më intimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi. Jam pyetur edhe a kam kam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me Trump. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK”, tha Këlliçi.