back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSeanca në Kushtetuese/ Polici ngrihet në këmbë sa herë flet Veliaj

Seanca në Kushtetuese/ Polici ngrihet në këmbë sa herë flet Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit sot në Gjykatën Kushtetuese për t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues. Seanca u zhvillua nën masa të jashtëzakonshme sigurie, ndërsa Veliaj u shoqërua nga forcat policore nga burgu i Durrësit drejt Tiranës.

Gjatë seancës, u vu re prezenca e një polici pranë tij, i cili qëndronte pas tavolinës dhe ngrihej në këmbë sa herë që Veliaj merrte fjalën. Ambientet e Gjykatës u blinduan nga forcat e rendit, duke siguruar rrethimin dhe kontrollin e plotë të hapësirës gjatë shqyrtimit të çështjes.

Seanca e sotme është pjesë e procesit ku Gjykata Kushtetuese po shqyrton kompetencat e institucioneve dhe ligjshmërinë e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat