back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShefat e policisë të përfshirë në trafik droge/ Akuzat që rëndojnë mbi...

Shefat e policisë të përfshirë në trafik droge/ Akuzat që rëndojnë mbi ta

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 02.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim Erdit Hazizaj,
Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në
nenet 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 28, datë
03.03.2025 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
nr. 17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Erdit Hazizaj, i
dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kultivimi
i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit
Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes,
parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar
nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
nr. 17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Shkëlzen Ruska,
i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i
strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i
Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
nr. 17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Alisinanaj,
i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i
strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a
paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i
Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë
funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe
“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
për ekzekutimin e këtij vendimi.

Ndalohet publikimi i këtij Vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës
Penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat