back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetSherri me thika “zbret” në Kuvend/ Reagon Ina Zhupa për 14-vjeçarin që...

Sherri me thika “zbret” në Kuvend/ Reagon Ina Zhupa për 14-vjeçarin që humbi jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur, ku pas një sherri mes adoleshentësh, ka humbur jetën në spital një 14-vjeçar.

Sipas Zhupës po bëhet vetëm propagandë me sigurinë në shkolla.

Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës “Fan Noli”. Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla.

Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë”, ka thënë Zhupa.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat