28 Nëntori po shënohet e festohet edhe në Luginën e Preshevës.
Shteti serb është gati për të gjobitur këdo që valon flamurin shqiptar në shtizat, në kulmet e shtëpive të tyre.
Mirëpo, një person ka premtuar se do t’i paguajë të gjitha gjobat që shqipton shteti serb, për të gjithë ata që vendosin ta festojnë Ditën e Flamurit.
Një biznesmen i njohur nga Zvicra ka marrë përsipër të gjitha këto gjoba, këtë në një lidhje direkte në “Kosova Today” e ka konfirmuar edhe Nefail Maliqi.
Ai u shpreh se kjo gjë është e sigurt dhe se ai do ta mbajë premtimin e tij.
“Ne jemi të sigurtë në këtë informacion dhe ai do të jetë në gjendje t’i paguajë të gjitha gjobat në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai.