back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPrapaskenat/ Si po projektohet fitorja e Endri Shabanit në votimin e së...

Prapaskenat/ Si po projektohet fitorja e Endri Shabanit në votimin e së enjtes

Me vetëm dy ditë të mbetura nga votimi në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, burime brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste bëjnë me dije se ka nisur një lobim i brendshëm për të orientuar votat drejt kandidatit Endri Shabani.

PS ende nuk ka shpërndarë një udhëzim zyrtar se për kë duhet të votojnë deputetët socialistë, por sipas burimeve të Top Channel, ka një prirje të qartë pro Shabanit në grupin parlamentar. Ky pozicionim vjen në një moment kur Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota në një votim të fshehtë, duke bërë që çdo lëvizje brenda mazhorancës të jetë vendimtare.

Kandidatët që shkojnë në sallën e Kuvendit

Pas procesit të vlerësimit në Komisionin e Ligjeve, gjashtë kandidatë u certifikuan për votim në Kuvend:

Endri Shabani

Adriana Kalaja

Aranita Brahaj

Besim Ndregjoni

Skënder Haluci

Tartar Bazaj

Këta kandidatë u dërguan për votim me mbështetjen e shumicës socialiste në komision.

Ndërkohë, kandidatja Jona Hysaj nuk u kualifikua, pasi arriti të siguronte vetëm 27 nga 28 firmat e domosdoshme.

Debat mes PD dhe mazhorancës për firmat e tërhequra

Situata u tensionua në Komisionin e Ligjeve, pasi Partia Demokratike njoftoi tërheqjen e të gjitha firmave mbështetëse për kandidatët, duke pretenduar se kështu asnjë prej tyre nuk i plotëson më kriteret.

Mazhoranca nuk e njohu këtë tërheqje, duke argumentuar se procedura nuk lejon anulim të firmave pasi ato janë depozituar.

Demokratët kundërshtuan ashpër.

Gent Strazimiri: “Grupi i PD ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët. Kthehemi në pikën zero.”

Ndërsa përfaqësuesi i PS, Arjan Ndoja, u shpreh:

“Nga ana morale nuk është korrekte, por juridikisht firma bie kur tërhiqet.”

Momente ironie në komision

Gjatë debatit nuk munguan edhe shkëmbimet ironike midis Saimir Korreshit të PD-së dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Korreshi: “Po deshe, të rregullon byrazeri edhe një firmë… edhe me vulë.”
Çaushi: “Unë s’kam nevojë për firmën apo vulën tuaj, se fatin tim e vendosin njerëz të tjerë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat