back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“S’jemi milionerë, jemi nëpunës partie”/ Shehi qan hallin e fushatës pa lekë

“S’jemi milionerë, jemi nëpunës partie”/ Shehi qan hallin e fushatës pa lekë

Edhe pse bashkoi forcat me Enkelejd Alibeaj nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi ngeli jashtë Kuvendit.

Gjatë intervistës për Top Channel, duke analizuar humbjen, Shehi tha se ‘nga zogjtë e vegjël, në ishim më të vegjlit’, referuar partive të reja apo koalicioneve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas tij situata nuk duhet të dramatizohet, dhe se ‘nuk është hall i madh’.

Pjesë nga intervista:

Shehi: Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashku dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.

Kjo është hera e parë që nuk jeni parlament…

Shehi: Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nduk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë carë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë.

Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.

Cili ka qenë parlamenti më i mirë që ju keni qenë pjesë?

Shehi: Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi.  Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?

Nëse do kishit mundësi të ktheni kohën pas, do bënit të njëjtin rrugëtim politik?

Shehi: Kam frikë që po.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat