Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë mbi atë që ai e cilëson si ndërtim i shtetit më policesk në planet, duke përdorur teknologji për përdorim të përgjimeve dhe mbikëqyrjes totale të komunikimeve dhe hapësirave publike.
Sipas Berishës, vendimi për bllokimin e TikTok dhe vendosja e teknologjisë së regjistrimit të përgjithshëm për çdo lloj komunikimi në Shqipëri është një hap i jashtëzakonshëm për kontrollin e privatësisë së qytetarëve, një teknologji e cilësuar si më policeske në botë. Ai shton se operacioni është kryer përmes AKEP-it dhe Vlora Hysenit, ndërsa informacionet përdoren për të ndëshkuar qytetarët dhe gazetarët, sipas Berishës, me ndihmën e Arben Rakipit dhe Uluzionit.
Berisha thekson se kjo teknologji përfshin edhe instalimin e kamerave në shkolla, ku çdo hyrje dhe dalje do të monitorohet, duke shndërruar Smart City-n e projektuar nga qeveria në një sistem spiunazhi ndaj nxënësve dhe të rinjve. Ai paralajmëron se ky përshkallëzim i mbikëqyrjes është më i madh se ai i Sigurimit të Shtetit në periudha të mëparshme.
Ish-kryeministri thekson se kjo është një kërcënim i madh për lirinë dhe privatësinë e çdo qytetari, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të hapur të vendosjes së shtetit policor në Shqipëri.