back to top
2.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëSony ka shitur 74.9 milionë konsola PS5 që nga debutimi

Sony ka shitur 74.9 milionë konsola PS5 që nga debutimi

Sony regjistroi sezonin më të mirë të festave të fundvitit të shitjeve të PlayStation 5 me 9.5 milionë njësi të shitura në tre muajt e fundit të 2024.

Bëhet fjalë për 1.3 milionë konsola më shumë të shitura sesa e njëjta periudhë një vit më parë ndërsa në total Sony ka shitur 74.9 milionë PS5.

Lançimi i PlayStation 5 Pro në Vjeshtën e vitit të kaluar me shumë gjasa shtoi shitjes e konsolës por Sony nuk tregoi specifikisht shitjet për secilën konsolë.

Shitjet rekord do të thotë se PS5 është vetëm 1.5 milionë njësi pas PS4 në të njëjtin cikël kohor. Gjithashtu i siguroi Sony 3.05 miliardë dollarë fitim.

Kompania pati rritje të shitjes së lojërave gjithashtu në 95.9 milionë njësi në tre mujorin e katërt krahasuar me 89.7 milionë njësi shitur në tre mujorin e tretë.

Të ardhurat nga lojëra arritën në 5.1 miliardë dollarë. Sony ka pritshmëri të larta për të ardhmen me lançimin e titujve si Death Stranding 2 dhe Ghost of Yotei. Gjithashtu në Vjeshtën e 2025 pritet lançimi i Grand Theft Auto 6.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat