back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSociale"Të hash të pangrënshmen"/ Dasma e djalit të Topallit ndez sherrin te...

“Të hash të pangrënshmen”/ Dasma e djalit të Topallit ndez sherrin te Grida Duma

Armand Peza dhe Enida Bozhegu ishin të ftuar në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma. Një nga temat që u trajtua ishte dasma e Genar Topallit me Cindy Marinën, që ka nxitur debat të madh për shumën e madhe të pretenduar që ka kushtuar.

Peza, një biznesmen i suksesshëm në organizimin e eventeve të tilla u përplas me Bozhegun pikërisht prej dasmës.

Ai tha fillimisht: “Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë”. Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: “Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë”.

Por Peza këmbënguli sërish: “Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time”.

Bozhegu, e irrituar iu drejtua: “Atëherë nuk je shqiptar”. Në këtë çast, biznesmeni nuk u përmbajt: “Të hash të pangrënshmen”.

E ndodhur në këtë situatë, ndërhyri edhe Grida Duma duke i tërhequr vëmendjen Pezës:

“Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat