back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetThirrjet antishqiptare në prani të Mickoskit/ Bushati: E papranueshme heshtja

Thirrjet antishqiptare në prani të Mickoskit/ Bushati: E papranueshme heshtja

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë në praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Përmes një postimi në X Bushati shprehet se këto thirrje nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim për bashkëjetesën demokratike dhe barazisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bushati shkroi edhe për heshtjen e krerëve të lartë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës”, ka shkruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat