back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaTjetër dështim në Kuvendin e Kosovës/ Ndërpritet seanca për herë të 22-të

Tjetër dështim në Kuvendin e Kosovës/ Ndërpritet seanca për herë të 22-të

Përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish këtë të martë, pas dështimit për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Në seancën e planifikuar për të formuar komisionin përgjegjës për organizimin e votimit të fshehtë, nuk u arrit numri i mjaftueshëm i deputetëve në sallë, çka e bëri të pamundur vijimin e procedurave, me kryesuesin e seancës që deklaroi pezullimin e punimeve.

Kriza institucionale në vend po thellohet, ndërsa mungesa e konsensusit politik vazhdon të pengojë funksionimin e Kuvendit dhe nisjen e legjislaturës së re.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat