Në qytetin e Lezhës janë ekzekutuar nëntë masa sigurie në kuadër të një hetimi të nisur prej kohësh për tjetërsim pronash.
Hetimet e Prokurorisë së Lezhës kanë çuar në lëshimin e disa urdhër-arresteve, që përfshijnë ish-zyrtarë të institucioneve vendore dhe një efektiv policie. Me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në këtë skemë.
Sipas burimeve zyrtare, masat e marra janë si më poshtë:
-
Pjetër Tuci – “Arrest në burg”
-
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”
-
Artur Shabaku, ish-shef i legalizimeve – “Arrest në shtëpi”
-
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”
-
Luiza Bala – “Arrest në shtëpi”
-
Hekuran Xhina – “Arrest në shtëpi”
-
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “Ndalim i daljes jashtë shtetit”
-
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “Ndalim i daljes jashtë shtetit”
-
Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “Pezullim nga detyra publike” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”
Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se çështja lidhet me dyshime për falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash në zonën bregdetare të Lezhës. Hetimet vijojnë për të zbuluar përmasat e plota të këtij rrjeti dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë.



