back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTom Doshi akuzon Benet Becin nga Velipoja/ SPAK dhe BKH të hetojnë...

Tom Doshi akuzon Benet Becin nga Velipoja/ SPAK dhe BKH të hetojnë krimet zgjedhore

Në një takim elektoral në Velipojë, kryetari i PSD-së, Tom Doshi akuzoi Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci se po e dëmton qytetin bregdetar me ndërtimet pa leje, ndërsa i bëri thirrje SPAK dhe BKH që të hetojnë krimet zgjedhore në Shkodër.

Tom Doshi tha se Bashkia Shkodër dhe IKMT-ja që lejojnë ndërtimet pa kriter në bregdetin e Velipojës, “vetëm pak ditë më parë pezulluan punimet dhe gjobitën një familje në nevojë të Trush të Bërdicës, ndonëse ndërtimi i banesës po bëhej për bamirësi”.

“Po bëhen krime zgjedhore në Velipojë, janë bërë ndërtime pa leje në këtë zonë në këmbim të votave. Ju e keni parë se çfarë ka ndodhur në Trush, te një grua me jetimë Benet Beci ka dërguar IKMT-në. Këtu ndërton pa leje në plazh dhe atje që është në mes të fushës në Trush shkojnë dhe i pezullonë dhe i gjobisin. Është kaq i ligë, kaq i vogël sa e çon veten të merret me jetimët. Unë i bëj thirrje BKH-së dhe SPAK-ut të merret me krimet zgjedhore në Velipojë dhe në Bashkinë e Shkodrës”, u shpreh kreu i PSD.

Doshi e quajti kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci si njeriun e kryetarit të PD, Sali Berisha.

“Nuk e kishim njohur atë që është sot në krye të Bashkisë së Shkodrës se ai paska qenë i infiltruari i Sali Berishës. Për 2 vjet ky njeri nuk ka bërë asgjë në Velipojë, veçse ka prishur lokalet dhe ka bërë dëme. Kanë mbetur edhe 3 kaçatorra këtu, njëri është Drejtor i IKMT, tjetri punon me OSHEE-në dhe bëjnë presione nëpër Velipojë. është fatkeqësi e madhe duke rënë Velipoja në duart e këtyre”, theksoi ai.

Tom Doshi kërkoi mbështetjen e banorëve të Velipojës për zgjedhjet e 11 Majit.

“Na ka mbetur edhe një javë, mundësitë janë shumë të mëdha. Vota na vlen në të gjithë Shqipërinë”, tha Doshi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat