Gjykata e Posaçme dënoi sot anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë, në gusht të 2023-it.
Togat e zeza miratuan prezencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Gjatë leximit të vendimit Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpuntorit të drejtësisë, Amarildo Nikolli, dhe SPAK me tone kërcënuese.
“Do e shikosh ti Amarildo kur të dal nga burgu”, citohet të ketë thënë Luzi dhe më pas ka goditur xhamin e kafazit me grusht.