Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi.
Grupi hetimor që po heton vrasjen e Reçit ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.