Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun shqiptar, duke reflektuar një tendencë të qëndrueshme që prej fillimit të sezonit veror. Këtë të enjte, euro blihet në tregun valutor me 97.2 lekë dhe shitet me 98 lekë.
Në kah të kundërt, dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë, duke u këmbyer me 83.3 lekë në blerje dhe 84.5 lekë në shitje.
Monedha britanike, paundi, ka shënuar rënie në treg, ku blihet me 111.7 lekë dhe shitet me 113 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane mbetet në nivele të qëndrueshme krahasuar me ditët e fundit, duke u këmbyer me 103.7 lekë në blerje dhe 105 lekë në shitje.
Kursi i këmbimit – 17 korrik 2025:
Monedha | Blihet (Lekë) | Shitet (Lekë) |
---|---|---|
Euro (EUR) | 97.2 | 98 |
Dollari (USD) | 83.3 | 84.5 |
Paundi (GBP) | 111.7 | 113 |
Franga (CHF) | 103.7 | 105 |