back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetVeliaj nën hetim/ Endri Shabani: SPAK-u ka mbledhur gjurmët, ka gjetur ujkun

Veliaj nën hetim/ Endri Shabani: SPAK-u ka mbledhur gjurmët, ka gjetur ujkun

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas tij, sot SPAK-u, tregoi se ka mbledhur gjurmët, dhe ka gjetur ujkun.

Shabani ka risjellë në vëmendje kallëzimin e Veliajt në SPAK, para tre vitesh.

“Pas shumë përpjekjeve për të fshehur diellin me shoshë, sot u qartësua që Erion Veliaj po hetohet nga SPAK-u.

Para tre vitesh, kur kallëzuam Veliajn në SPAK, iu çuam prokurorëve një palë dylbi që të gjenin ujkun, ndërkohë që gjurmët e vjedhjes ishin kudo nëpër Tiranë.

Sot SPAK-u na tregoi se ka mbledhur gjurmët, dhe ka gjetur ujkun.

Kurajo dhe përpara, sepse nuk ka më kohë për të humbur

Më në fund po ndahet shapi nga sheqeri.

Koha për drejtësi! ”, shkruan Shabani në rrjete sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat