back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVëzhgimi i zgjedhjeve, OSBE/ODIHR në terren

Vëzhgimi i zgjedhjeve, OSBE/ODIHR në terren

Ndërsa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e votimit për Parlamentaret 2025, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSBE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve dhe qendrave të votimit në Vlorë.

Sipas burimeve, këto grupe do të qëndrojnë në qytet gjatë gjithë procesit zgjedhor, duke monitoruar zhvillimin e shpërndarjes së materialeve, si dhe aktivitetet e mëpasshme të ditës së votimit dhe numërimit të votave.

Po ashtu, për të siguruar një mbikëqyrje të gjithanshme, grupet e OSCE/ODIHR do të jenë të pranishëm edhe në bashkitë Himarë dhe Selenicë, si dhe në disa bashki të tjera në rang qarku, për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor. Kjo masë vëzhgimi synon të kontribuoni në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë, të ndershëm dhe të besueshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat