Kur janë numëruar 970 nga 1282 kuti votimi në Tiranë sa i përket votave preferenciale, brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste është krijuar grupi i atyre që kanë marrë mbështetje më të madhe, por edhe e atyre që tani e kanë kuptuar që nuk do jenë më në Parlament.
Në përfundim të numërimit të votave në kuti, do të numërohen edhe 42384 vota të diasporës.
Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë gati 16 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ndjekur nga dy senatorët e PS-së, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.
Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe deputeti aktual Orlando Rakipi, por Xhemal Qefalia ia ka kaluar aktualisht me rreth 400 vota para.
Ndërkohë që deri tani në listën fituese rezultojnë edhe dy zonja Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti.
Ish-ministrja Mimi Kodheli rezulton deri tani me 3159 vota, e ndjekur nga Ermonela Felaj me 2952 vota.
Në mesin e listës janë edhe Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, të cilët kanë pak gjasa të marrin një mandat tjetër parlamentar.
Votat e socialistëve në Tiranë
1 Blendi Gonxhja 18329
2 Erion Braçe 15066
3 Ervin Hoxha 15016
4 Fatmir Xhafaj 10160
5 Xhemal Qefalia 7497
6 Ornaldo Rakipi 7081
7 Anila Denaj 5172
8 Blerina Gjylameti 4712
9 Olta Xhaçka 4629
10 Kejsi Elezi 4079
11 Etilda Gjonaj 3914
12 Florian Pullazi 3555
13 Plarent Ndreca 3518
14 Mimi Kodheli 3159
15 Pandeli Majko 3144
16 Ermonela Felaj(Valikaj) 2952
17 Julinda Dhame 2923
18 Klotilda Bushka 2548
19 Sofika Lleshi 2383
20 Antonela Dedej 2372
21 Toni Gogu 2241
22 Ylli Shehu 2174
23 Halit Valteri 1757
24 Eldian Çepeli 1591
25 Entela Ramosaçaj 1522
26 Andi Seferi 1514
27 Roy Bashaj 1498
28 Blendi Sulaj 1495
29 Endrit Braimllari 1428
30 Arben Pëllumbi 1403
31 Persida Shkrepa 960
32 Edlira Dyrmishaj 934
33 Glindxhet Madhi 876
34 Silda Çepe 749
35 Etjen Xhafaj 746
36 Mirgit Vataj 727
37 Halil Koloshi 397