back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVrasja e Behar Sofias/ SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e...

Vrasja e Behar Sofias/ SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e atentatit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit te organizuar ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Shera është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.

SPAK tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat